• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 23 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Sociale Intervista

Nga dëshira, paragjykimet dhe suksesi si bletare femër, flet Teuta Osmani-Mekolli

Arjanita Osmanaj nga Arjanita Osmanaj
28 February 2023
në Intervista
0 0
0
Nga dëshira, paragjykimet dhe suksesi si bletare femër, flet Teuta Osmani-Mekolli
0
SHPERNDARJE
310
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Si filloi të merret me bletarinë, profesion i pazakontë për femra, si u përball me paragjykimet si femër nuk mund t’ia dalë, jetën e organizuar të bletëve dhe vetitë shëruese të mjaltës e produkteve të tjera që prodhohen nga bletët, flet ekskluzivisht për Gazetën InLajmi, bletarja e suksesshme Teuta Osmani-Mekolli

InLajmi: Si filluat të merreni me bletari, prej nga ju erdhi motivi për një ekonomi familjare të tillë që për femrën shqiptare është ndoshta i pamundur?

Teuta Osmani-Mekolli: Me kultivimin e bletëve fillova për shumë arsye. E para ishte arsyeja që mos të rri pasive, dëshiroja të jem aktive në jetë të miresha me diçka, prandaj edhe fillova mini-biznesin me bletët. Arsyeje tjetër përveç pasionit për punë aktive ishte përfitimi material që do të shtonin buxhetin familjar. Meqenëse nuk kisha mundësi të kyçesha në ndonjë punë tjetër dhe për mua ishte e pamundur, unë vendosa të merrem me kultivimin e bletëve, vetëm e vetëm të mos rri kotë dhe të bëjë diçka të vlefshme për vete dhe për të tjerët. Kështu edhe fillova biznesin tim me mundësit e mija materiale me shumë vullnet e synim që të zgjeroja edhe më shumë. Ishte pak e habitshme për rrethin ku jetoja që unë si femër mund të kultivoja bletë dhe flisnin me paragjykime se si femër nuk do ia dal mbanë, se nuk është punë për femra etj, por unë megjithatë nuk u ndal dhe gjithsesi kisha mbështetjen e familjes. Pavarësisht paragjykimeve se nuk ia dal si femër me këtë biznes, unë nuk u ndala dhe kisha vullnetin të punoja e të mësoja sepse kisha pak njohuri si kultivohen bletët, por tani jam shumë e lumtur që jam bletare dhe merrem me këtë profesion dhe nuk do e ndërroj me asnjë profesion tjetër.

InLajmi: Sa vite keni që merreni me bletari, a është vështirë të kujdesesh për bletët?

Teuta Osmani-Mekolli: Me bletari kam filluar para 12 viteve dhe kam pasur sfida. Fillimet janë të vështira pa marrë parasysh se me çfarë do të merresh, por për mua ka qenë edhe më vështirë sepse kisha shumë barriera, në rend të parë isha femër pastaj nuk kisha njohuri fare për bletën, pra unë fillova gjithçka nga e para.

InLajmi: A keni pasur njohuri se si kultivohen bletët apo pasi keni filluar biznesin keni ndjekur trajnime?

Teuta Osmani-Mekolli: Mua me erdhi mundësia që të ndjek një trajnim 6 mujor ku edhe u çertifikova si bletare. Pas trajnimit fillova të merrem me bletët edhe në praktikë, i bleva 2 bletë dhe atë vit që mbarova trajnimin u anëtarësova edhe në Shoqatën e “Llapi” në Komunën e Podujevës e cila vazhdimisht ka organizuar trajnime e cila gjendet në Komunën e Podujevës dhe kjo shoqatë ka organizuar trajnime vazhdimisht. Më tepër se një vit unë kam pasur mbështetjen e kryetarit të shoqatës në fjalë, i cili më ka udhëzuar edhe praktikisht se si të punojë me bletët sepse unë si fillestare e kisha shumë të vështirë, kisha frikë se nuk do ia dal pasi nuk kisha edhe njohuri në këtë aspekt.

InLajmi: A është interesante jeta e bletëve dhe organizimi i tyre brenda kosheres, a mund të na e përshkruani pak këtë organizim?

Teuta Osman-Mekolli: Jeta dhe organizimi i bletës në Zgjua është interesant, bletët kanë një jetë shumë të organizuar. Asnjë shoqëri bletësh nuk mund të funksionon pa mbretëreshën “Ama” e cila bën vezët dhe bënë shumimin dhe organizimin e shoqërisë së bletëve brenda Zgjoit. Gjatë sezonës së verës shkon deri në 60 .000 bletë punëtore të cilat pandërprerë gjatë tërë ditës mbledhin nektarin. Kështu marrin nektar dhe e sjellin në Zgjua bletët me të vjetra se 3 javë. Ndërsa bletët që janë më të reja se 3 javë kanë role të ndryshme, ushqejnë dhe pastrojnë larvat në koshere, kujdesen për mbretëreshën dhe e pastrojnë zgjoin, sekretojnë dyllin, ndërtojnë hoje të reja dhe vulosin gjeneratën e re. Poashtu, bletët e reja ruajnë zgjoin dhe ndihmojnë në mbajtjen e temperatures në Zgjua si dhe shumë e shume procese të tjera. Prezent në zgjua janë edhe brumbujt ku gjatë sezonit të verës numri i tyre është me dhjetëra apo qindra .

InLajmi: Sigurisht se përveç deshirës që të merrëmi më këtë biznes interesant, a keni pasur edhe interesin financiar, sa fiton nga mjalti brenda një viti?

Teuta Osmani-Mekolli: Nëse bleta është në një vend ku natyra është e pastër dhe e pasur me lule, aty prodhimtaria e mjaltit është shumë më e mirë dhe nga një koshere, bletari mundet të vjelë 50 kg mjaltë.

InLajmi: Çfarë po e shkatërron bletën, ajri, pesticidet që përdoren apo edhe sëmundjet të cilat janë të njohura tek bletët?

Teuta Osmani-Mekolli: Bletën po e shkatërron njeriu, e bletët janë të lidhura ngushtë me natyrën. Nga ana tjetër ndryshimet globale, përdorimi i pesticideve vend e pa vend nëpër kulturat bujqësore në të cilat bletët janë shumë të ndjeshme dhe prej tyre merr sëmundje të ndryshme dhe të rrezikshme që shkaktojnë zhdukjen e tyre në masë të madhe. Para 12 viteve kur unë fillova të merrem me bletari çdo vit kam marrë mjaltë nga bletët, asnjë vit nuk kam mbetur pa mjaltë, përjashtuar 3 vitet e fundit që nuk kam marrë fare mjaltë për shkak të kushteve atmosferike dhe përdorimit të lartë të pesticideve.

InLajmi: Sa lloje të mjaltës i kemi, kurse bletët e juaja çfarë mjalti prodhojnë?

Teuta Osmani-Mekolli: Në vendin tonë kemi shumë lloje të mjaltit: si mjalti i bagrenit (akacia ), mjalta e malit, mjalta e gështënjes, mjalta e fushës, mjalta e pishës etj. Varet se në çfarë bime thithë nektarin bleta ashtu edhe klasifikohet mjalta. Unë kam marrë mjaltë të fushës, pra me lule të përziera dhe mjaltë të luleve të malit (mjaltë mali).

InLajmi: A keni pasur mbështeje nga shteti për zgjerimin e biznesit, me sa koshere keni filluar dhe sa i keni tani pas kaq vitesh që merreni me këtë biznes.

Teuta Osmani-Mekolli: Po kam pasur mbështetje nga Komuna e Podujevës edhe nga Ministria e Bujqësisë duke na subvencionuar për çdo vit për çdo koshere. Biznesin e kam filluar me 2 bletë dhe kam punuar e kam shtuar biznesin me mjete vetanake. Pas tri viteve komuna ka filluar të na ndihmoj me bletë me pajisje e mjete të punës, poashtu edhe ministria vazhdon mbështetjen për neve bletarëve. Për disa vite kam pasur aty diku 60 Zgjoje bletësh, por pasi prodhimtaria e mjaltës ka rënë, tani kemi më pak Zgjoje.

InLajmi: Përveç mjaltit, cilat produkte tjera mund të nxirren nga bletët?

Teuta Osmani-Mekolli: Perveç mjaltit bleta ka edhe disa produkt tjera, si: qumështi i bletës, helmi i bletës, dylli, propolis, poleni, buka e bletës. Të gjitha këto prodhime që fitohen nga bletët kanë efekte shëruese për njeriun dhe janë të domosdoshme për shumë sëmundje të rënda që sot janë në shoqerinë tone. Në fund do të bëjë apel shoqërisë që të kujdesemi dhe ta ruajm natyrën, jo vetëm pse bletët natyrën e kanë jetë, por jetë natyra është edhe për njeriun. Arjanita Osmanaj /InLajmi/

Tags: BletaKoshere BletëshPodujeva
Postimi i mëparshëm

Kupchan: Ndërmjetësit e dialogut Kosovë-Serbi nuk po e favorizojnë ndonjërën palë aktualisht

Postimi tjetër

Çfarë përmban aneksi i propozimit të BE-së për marrëveshjen Kosovë-Serbi?!

Të ngjajshme Postime

Artisti kosovar Bujar Mustafa në mes sfidave dhe planeve të karrierës
Intervista

Artisti kosovar Bujar Mustafa në mes sfidave dhe planeve të karrierës

23 July 2023
Nga ideja deri tek mesazhi, Xhezide Selimi flet pas realizimit të 6 mini-biblotekave në vend
Intervista

Nga ideja deri tek mesazhi, Xhezide Selimi flet pas realizimit të 6 mini-biblotekave në vend

17 July 2023
Edi Kastrati në mes dëshirës dhe sfidave të aktrimit
Intervista

Edi Kastrati në mes dëshirës dhe sfidave të aktrimit

26 June 2023
Nga mjekësia në politikë, cilat janë synimet e Donjet Bislimit?
Intervista

Nga mjekësia në politikë, cilat janë synimet e Donjet Bislimit?

11 June 2023
Edi Furra dhe karriera e tij muzikore ndër vite
Intervista

Edi Furra dhe karriera e tij muzikore ndër vite

5 June 2023
Sa i rrezikshëm është rrezatimi dhe si duhet të mbrohemi gjatë ekzaminimit, tregon radiologu Gjikolli
Intervista

Sa i rrezikshëm është rrezatimi dhe si duhet të mbrohemi gjatë ekzaminimit, tregon radiologu Gjikolli

5 June 2023
Postimi tjetër
Çfarë përmban aneksi i propozimit të BE-së për marrëveshjen Kosovë-Serbi?!

Çfarë përmban aneksi i propozimit të BE-së për marrëveshjen Kosovë-Serbi?!

Lajmet e fundit

Trump kritikon vendet që e njohën shtetin e Palestinës

Trump kritikon vendet që e njohën shtetin e Palestinës

23 September 2025
Deputeti ukrainas: Rusia kërkon të vërë zjarrin edhe në Ballkan, ka ndikim te Serbia dhe do të jetë e lumtur ta bëjë këtë

Deputeti ukrainas: Rusia kërkon të vërë zjarrin edhe në Ballkan, ka ndikim te Serbia dhe do të jetë e lumtur ta bëjë këtë

23 September 2025
Trump i jep leje NATO-s: Rrëzoni avionët e luftës të Rusisë

Trump i jep leje NATO-s: Rrëzoni avionët e luftës të Rusisë

23 September 2025
Kos për dialogun: Me Kosovën jemi më pak të angazhuar muajt e fundit, po presim qeverinë e re

Kos për dialogun: Me Kosovën jemi më pak të angazhuar muajt e fundit, po presim qeverinë e re

23 September 2025
Përse Guxo dhe LVV po garojnë me lista të ndara në Prishtinë? Flet Jeta Statovci

Përse Guxo dhe LVV po garojnë me lista të ndara në Prishtinë? Flet Jeta Statovci

23 September 2025
A po ndërron mendje Bruno Fernandes për një largim nga Manchester United?

A po ndërron mendje Bruno Fernandes për një largim nga Manchester United?

23 September 2025
Presidenti Begaj takon homologun e Ganës në Nju Jork, thotë se ia ka konfirmuar se e njohin Kosovën

Presidenti Begaj takon homologun e Ganës në Nju Jork, thotë se ia ka konfirmuar se e njohin Kosovën

23 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu