Kuvendi i Kosovës këtë të enjte miratoi 3 marrëveshje të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit, përcjell InLajmi.
Ndërsa Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka përgëzuar Kosovën për ratifikimin e këtyre marrëveshjeve.
Szunyog shtoi se Kosova është njëra nga 3 vendet e para që nënshkroi këto marrëveshje.
Postimi i plotë i tij:
Urime Kosovës që ratifikoi ndër të parat tre marrëveshjet e Procesit të Berlinit me një mbështetje të madhe në Kuvend /InLajmi/