Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka filluar ditën me një kërkesë për Ministrinë e Bujqësisë dhe një të mirë për bujqit kosovar, përcjell InLajmi.
Hoti i ka kërkuar ministris në fjalë të rrit subvencionet për bujqit në të kundertën do të ketë do të ketë më pak ara të punuara si dhe më pak ferma.
Ish-kryeministri i vendit vlerësoi se deri te kjo mund të vije si pasojë e rritjes së çmimeve për farëra, pleha, pesticide e ushqim të kafshëve deri në 21 %.
Postimi i plotë i tij:
Çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur mesatarisht me 21%. Nëse nuk rriten subvencionet, kjo çon në më pak ara të punuara e më pak ferma. Ministria e Bujqësisë urgjentisht të rrisë subvencionet: për hektar të kulturave bujqësore, për krerë të bagëtive dhe për litër qumështi./InLajmi/