Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, është shprehur e bindur se kryeministri i Kosovës Albin Kurti në takimin e 27 shkurtit do të nënshkruajë Asociacionin, përcjell InLajmi.
Gjithashtu Çitaku thotë se Kurti do do të nënshkruajë zotimin për t’i dhënë Kishës Ortodokse Serbe status politik.
Sipas Çitakut, plani franko-gjerman nuk ka pikur nga qielli, por ai është produkt i negocimit të kryeministrit tash e 2 vite.
Nënkryetarja e PDK-së vlerëson se kryeministri e ka kthyer dialogun Kosovë-Serbi në problem të sigurisë.
Postimi i plotë i saj:
Plani franko – gjerman nuk ka pikur nga qielli. Ai është produkt i negocimit të Kryeministrit tash e 2 vite.
Kryeministri Kurti ka arritur suksesshëm që dialogun Kosovë – Serbi nga marrëveshja politike ta kthejë në problem të sigurisë.
Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruajë marrëveshjen për armëpushim, jo marrëveshjen finale, me njohjen reciproke në qendër.
Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj zotimin e tij për të vazhduar dialogun edhe për një dekadë.
Të hënën Kryeministrk Kurti do të nënshkruaj asociacionin, apo Zajednicën siç e quante dikur.
Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj zotimin për t’i dhënë Kishës Ortodokse Serbe status politik.
Kaq për gjenialitetin e Kryenegociatorit Kurti. /InLajmi/