Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në prag të njëvjetorit nga pushtimi i Ukrainës, deklaroi se Rusisë nuk i doli ashtu siç e priste, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se tani Rusia është e thyer, Putini i turpëruar dhe bota demokratike më e bashkuar se kurrë.
Më tej ai shtoi se Ukraina dha shembull në të gjithë globin se si duhet atdheu dhe si luftohet për të.
Postimi i plotë i tij:
Para një viti Rusia ka menduar që po futet në një luftë fitoreje, duke invaduar një shtet të lirë e demokratik e mbi të gjitha një shtet që udhëhiqet nga shpirti i lirisë dhe çlirimtarëve, Ukrainën.
Sot Rusia është e thyer, Putini i turpëruar dhe bota demokratike më e bashkuar se kurrë.
Nuk mposhtet një vend që udhëhiqet nga vlerat e mëdha patriotike e vizioni demokratik, nga dëshira për të jetuar në shtetin e tyre sovran në paqe e prosperitet. Ukraina dha shembull në të gjithë globin se si duhet atdheu dhe si luftohet për të.
Ne si popull që përjetuam të njëjtin agresion, qëndrojmë me Ukrainën, me popullin e saj, të tashmen dhe të ardhmen e saj.
Rrnoftë Ukraina!
Slava Ukraini! /InLajmi/