Në Kosovë na pret mot i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 15 deri në 18 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë nesër pritet të mbajë mot i ngrohtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme kalimtare. Do të vazhdojnë temperaturat mjaft të larta për këtë peiudhë kohore në tërë rajonin.
Nga e premta deri të dielën na pret mot i ngjashëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme kalimtare. Vende-vende do të ketë gjasa edhe për riga lokale shiu kryesisht të dobëta.
Të dielën pasdite vonë do të kemi reshje shiu, vende-vende intensive. Po ashtu priten rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë, shkruan Meteo Ballkan.
Sipas ecurive më të fundit sinoptike reshjet e borës do të depërtojnë deri në Bosnjë dhe Hercegovinë, veri të Malit të Zi dhe Serbinë jugperëndimore ku priten reshje mjaft të dendura bore, ndërsa në territoret tona priten kryesisht reshje shiu për shkak se temperaturat polare nuk do të depërtojnë më thellë në jug njëherë për njëherë