Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në promovimin e librit “Kryemjeshtri” kushtuar trajnerit të xhudos Driton Kukës, libër ky i shkruar nga Arsim Maxhera, përcjell InLajmi.
Haradinaj vlerëson punën e trajnerit Kuka duke thënë “Kosova del më e mira përballë shteteve tjera falë mjeshtrit të madh Toni Kuka”.
Ai u shpreh i nderuar që mori pjesë në promovimin e këtij libri.
Kreu i AAK-së thotë se sukseset e trajnerit Kuka janë frymëzues për promovimin e imazhit të Kosovës kudo në botë.
Postimi i plotë i tij:
Xhudoja mbetet sporti kulminant në vendin tonë. Kosova jo rrallë dukej më e mira përballë shumë shteteve të mëdha botërore e evropiane, dhe kjo falë xhudistëve tonë të cilët radhisnin triumfet një nga një.
Padyshim, ky sukses është meritë e mjeshtrit të madh Toni Kuka dhe familjes së tij, të cilët me suksesin e tyre bënë krenar një popull duke i sjellur Kosovës qindra medalje të arta.
Toni Kuka, me punën e tij ka arritur që të nxjerrë kampionë në nivel botëror si; Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Distria Krasniqi e shumë tjerë, duke u bërë inspirim për shumë të rinj.
Ishte kënaqësi e veçantë të marrë pjesë në promovimin e librit ‘Kryemjeshtri’, me autor gazetarin Arsim Maxherra, kushtuar jetës dhe suksesit së tij. Sukseset e tij janë frymëzues për promovimin e imazhit të Kosovës kudo në botë. /InLajmi/