Lideri i AAK-së , Ramush Haradinaj mori pjesë në eventin e organizuar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, në shënimin e ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Perandorit Naruhito, përcjell InLajmi.
Haradinaj deklaroi se Japonia është partner i rëndësishëm politik i Kosovës.

Postimi i plotë i tij:
Japonia është partner i rëndësishëm politik, ekonomik dhe strategjik i Republikës së Kosovës.
Isha i nderuar të jem prezent në eventin e organizuar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, në shënimin e ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Perandorit Naruhito.
Me këtë rast, Të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, z. Ryuta Mizuuchi, i shpreha urimet më të përzemërta në këtë festë kombëtare.
Me fillimin e epokës Reiëa të Perandorit Naruhito, Japonia dhe Kosova zotohen në mbajtjen e “harmonisë së bukur” /InLajmi/





















