Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka folur rreth takimit të 27 shkurtit mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq.
Lladrovci ka kritikuar kryeministrin Kurti për takimet me Vuçiqin, ku shtoi se Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë.
Lladrovci thotë se sa i përket çështjes së formimit të Asociacionit, Kosova dhe Serbia duhe të mendojnë të njëjtën përmbajtje, kompetenca ekzekutive dhe në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Mirë që Kryeministri ynë takohet me atë të Serbisë, edhe pse nuk dihet fati i të pagjeturve, edhe pse Serbia nuk ka kërkuar falje, edhe pse nuk janë dënuar kriminelët e luftës për krimet e kryera në Kosovë, edhe pse Serbia nuk ia ka paguar Kosovës dëmet e luftës. Rrethanat nuk presin, por, kur thuhet Asociacion, të 2ja palët duhet ta mendojnë të njëjtën përmbajtje, pa kompetenca ekzekutive dhe në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Këtu nuk ka dyshime”, tha Lladrovci për Gazetën Blic.
Lladrovci shtoi se Kosova do të mbetet storje suksesi.
“Deri sa të ketë Amerikë, nuk pres lëndim të Kosovës e as presion që të gëlltisim hapa të hidhur kundër interesit të Kosovës, por, e vërteta jonë duhet të thuhet preras nga vet ne, te miqtë tanë dhe tavolina e takimit, duke mos e harruar kontekstin kohor dhe vendosmërinë tonë përtej protagonizmave, sepse, Kosova ka qenë, është dhe mbetet storje suksesi”, tha Lladrovci