Bastisja e banesës së ish-këshilltarit të presidentit Thaçi, Adil Behramajt me urdhër nga Gjykata Speciale morri vëmendjen e gjithë opinionit publik.
Për këtë, komentatori politik, Milaim Zeka thënë se ish-këshilltari i presidentit e di mirë se çfarë u bastisë duke thënë se normal që ka ‘’vjedh laptopa s’është bastis”.
“Njerëzit janë lloj-lloj, unë mbas bastisjes time bashkë me avokatin iu kam drejtu gazetarëve. Jam shumë i bindur që Adil Behramaj e din pse është bastis e din edhe avokati, unë e kam ditë kur janë ardh te unë se përse kanë ardh, me kanë ishin ardh te dikush tjetër. Tani i takon Adilit e avokatit me u përgjigj. EULEX-i s’ka shku te Adili pse ai ka vjedh naj laptop a diçka, por dihet se për çfarë kanë shku dhe s’përben kurrfarë sekreti me dal e me kallxu u bastisa për këtë për këtë”, ka thënë Zeka.
Tutje, Zeka ka përmendur edhe rastin e tij kur e kanë bastisur EULEX-i duke treguar edhe arsyen.
“EULEX-i është marrë me mu në të kaluarën dhe pothuajse edhe unë kam qenë për vepra të ngjashme I akuzuar nga EULEX-i si pengim drejtësisë e zbulim të identitet të dëshmitarëve dhe jam malltretuar në Gjykatë të EULEX-it për një dëshmitar që kisha tentu me intervistu pa e ditë që është dëshmitarë i mbrojtur, të cilin as se kisha intervistu as emrin s’ia kisha publiku, për këtë kam rreziku 8 vite burg.”, ka thënë ai, pwrcjell Kanal10
Zeka këtë e ka quajtur ‘’show të Gjykatës Speciale