Të enjten e 16 shkurtit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi në lidhje me rastin e Astrit Deharit ka deklaruar se “ekzistojnë video-incizimet” ku shihet se “kush i ka zhdukur mostrat”.
I njëjti kishte deklaruar se pamjet e kamerave në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) mund të dëshmojnë se çfarë ka ndodhur me zhdukjen e mostrave në rastin e aktivistit, Astrit Dehari.
Lidhur me këtë çështje, analisti Ylli Hoxha ka thënë se nuk duhen toleruar që politikanët të flasin për një çështje të tillë.
“Për rastin e Astrit Deharit mendoj se nuk duhet t’i tolerohet as Hakiut e as zëvendësministrit e as asnjërit prej politikanëve më me fol, as Tom Gashit e as kërkujt se janë duke u bërë protagonist mbi një temë edhe të dhimbshme, edhe problematike edhe të rëndë për këtë shoqni”, ka deklaruar ai.
Ai ka thënë se në mënyrë urgjente nevojitet një përgjigje nga Prokuroria dhe se operimi politik mbi një çështje si ajo e Deharit, nuk është i nevojshëm, përcjell TV Dukagjini.
“Mendoj që sa më parë duhet Prokuroria, organet të cilat kanë kompetencë direkte në to, urgjentisht të japin përgjigje rreth kësaj situate. Operimi politik mbi këtë temnë menndoj që është edhe i paduhur edhe i dëmshëm dhe nuk i vyn gjë bash kërkujt”, ka deklaruar ai.