Me 17 Shkurt, Kosova festoi 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj, përcjell InLajmi.
Me këtë rast qytetarë, institucione e krerë të lartë të shtetit morën urime të shumta nga vendet mike.
Ndërsa Presidenca e Kosovës ka publikuar listën e shteteve të cilat kanë uruar për 15-vjetorin e Pavarësisë, që Kosova e festoi më 17 shkurt.
Krahas letrave të shteteve të QUNIT-it tanimë të publikuara, Presidentja e Republikës së Kosovës ka pranuar letra urimi edhe nga: Shtetet e Bashkuara, France, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Shqipëria, Turqia, Austria, Australia, Belgjika, Bullgaria, Finlanda, Emiratet e Bashkuara Arabe, Holanda, Hungaria, Katari, Kuvajti, Letonia, Luksemburgu, Mali i Zi, Malta, Maqedonia e Veriut, Arabia Saudite, Senegali, Sllovenia, Suedia.Tailanda, Org. Frankofonisë, Org. FES Partia FORCA, Lëvizja Qytetare Perspektiva. /InLajmi/