Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur akuzave të deputetit Haki Abazi për rastin Dehari, raporton InLajmi.
Kurti tha se prentendimet e deputetit Abazi nuk janë të vërteta dhe as të sakta.
“Ato nuk janë të vërteta e as të sakta. Për këtë është përgjigjur ministrja e Drejtësie. LVV është subjekti më i madh dhe më demokratik”.
Kurti theksoi se nuk mund të mbajë përgjegjësi për fjalën publike të dikujt tjetër.
“Të gjitha çështjet i diskutojmë hapur në forumet tona dhe secili deputet i shpreh shqetësimet e veta, por unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për fjalën publike të dikujt tjetër”, tha ai.
Ndryshe, javën e kaluar deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, deklaroi se për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit duhet të merren në pyetje ministrja Albulena Haxhiu dhe kryeministri Albin Kurti. /InLajmi/