Shefja e Grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se procesi i dialogut nuk mund të quhet “i dështuar”, raporton InLajmi.
Sipas Kusari-Lilës, e rëndësishme është që marrëveshja me Serbinë të përfundojë me njohje të ndërsjellë.
“Përderisa ka dialog, ka proces, këtë nuk mund ta quajmë dështim. Ajo që është e rëndësishme është që të vazhdojë dialogu dhe më e rëndësishmja është që në fund marrëveshja të jetë më njohje të ndërsjellët”, tha ajo.
Ajo u përgjigjet edhe akuzave se në Qeverinë Kurti marrëdhëniet me SHBA-në janë “zbehur”.
“Trajtimi i raporteve më mes Kosovës dhe SHBA-së, këto raporte janë raporte siç duhet që të jenë. Janë të ndarë ligjvënësit dhe ekzekutivi. Kosova ka pasur nder vite kontakte më kongresmen dhe senatorë”, ka thënë ajo. /InLajmi/