Pensioni prej 100 eurove po konsiderohet tejet i vogël. Nga Shoqata e Pensionistëve të Kosovë janë deklaruar të zhgënjyer nga qeveria aktuale dhe mos përmbushja e zotimeve të tyre. Edhe nga IKD-ja kritikuan ekzekutivin teksa kanë kërkuar zbatim të ndryshimeve të premtuara nga kryeministri Kurti.
Gjendja e pensionistëve në vend asesi nuk po shkon drejt përmirësimit.
Pensionistët thonë se shuma prej 100 eurove është e pamjftueshme dhe se gjysma prej tyre u shkojnë për barna.
Nga Shoqata e Pensionistëve të Kosovës, thonë dhe se janë zhgënjyer nga inatitucionet, teksa u kanë bërë thirrje t’i rrisin pensionet.
Sipas njohësve të sistemit pensional e social, gjendja e pensionistëve është rënduar edhe më shumë nga krizat botërore dhe rritja e çmimeve të produkteve bazë.
Naim Jakaj nga IKD, vlerëson se reformat e parapara të progaramit qeverisëse 2021-2025 duhet të bëhen, pasi janë mbi 149.000 pensionist që marrin nga 100 euro.
Tutje Jakaj tha se ka qenë vendimi i duhur i Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar dispozitat ligjore për pensionistët që nuk kanë pasur mbi 15 vite përvojë punë, shkruan Gazeta 10.
Kryeministri Albin Kurti, në janar të 2022-ës, kishte bërë të ditur se do të fillohet shumë shpejt me reformën për skemën pensionale por edhe një vit pas këtij premtimi, asgjë nuk ka lëvizur.