Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka uruar 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Xhaferi thotë se vizioni i burrështetasve si Rugova dhe Jashari për ndërtimin e një shteti të lirë dhe të pavarur ishte rruga që e trasuan Kosovën dhe plot 15 vite e që e ndjekin me devotshmëri gjeneratat e reja.
Në fund, ai thotë “i gëzofsh edhe shumë përvjetorë Kosovë, në paqe, mirëqenie dhe reflektim pozitiv dhe të respektueshëm në rajon dhe më gjerë”.
Postimi i plotë i tij:
Shpreh urimet e mia të përzemërta me rastin e 15-vjetorit të marrjes së vendimit historik, vendimit aq të përgjegjshëm por njëherazi edhe të shumëpritur dhe tej masë të guximshëm të qytetarëve kosovarë dhe Republikës së Kosovës!
Vizioni i burrështetasve Rugova, Jashari, largpamësia, mençuria dhe vullneti i palëkundshëm për ndërtimin e një shteti të lirë dhe të pavarur ishte rruga që e trasuan dhe plot 15 vite e ndjekin me devotshmëri gjeneratat e reja, duke e kompletuar imazhin e Republikës së Kosovës bashkëkohore, demokratike, progresive dhe paqedashëse.
I gëzofsh edhe shumë përvjetorë Kosovë, në paqe, mirëqenie dhe reflektim pozitiv dhe të respektueshëm në rajon dhe më gjerë!
Urime! 🇽🇰🇽🇰🇽🇰. /InLajmi/