Analisti Visar Ymeri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mashtron me vetëdije.
Ymeri ka thënë se plani franko-gjerman është produkt i negocimit të Kurtit.
“Kurti i ka ndryshuar qëndrimet por ajo që dëgjuam sot dhe mbrëmë çka ka thënë në Euronews dhe krahasuar me javën e kaluar në seancë, kjo nuk është ndryshim i qëndrimeve. Para 4 apo 5 ditëve ka thënë se do të negociohet sot na tha pa u taku me Lajcak, tha se kur kanë ardhur e kanë sjellë planin duke thënë se nuk ndryshohet”.
“Deri mbrëmë na thoshte ky është i negociueshëm. Na ka mashtruar, Kurti po i ndryshon qëndrimet por problemi është se po mashtron me vetëdije. Nëse e shohim javën e kaluar në kuvend dhe sot, e kam vërejt një gjë interesant sa herë që Kurti ndihet në siklet për shkak të argumenteve që nuk mundet t’i ballafaqojë i bën dy gjëra, në njërën anë i vendos disa mashtrime të tilla sa të kalojë debatin dhe në anën tjetër egërsohet në sulmin ndaj opozitës”, shtoi Ymeri.
Ymeri ka theksuar se herëve të fundit, Kurti po e ka luftën me LDK-në.