Një përfaqësuese e komunitetit rom mund të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme të Edi Ramës, nëse ky i fundit fiton zgjedhjet e 11 Majit. Këtë e bëri të ditur vetë kryesocialisti Rama, gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në Korçë.
“Një vajzë nga Delvina, e cila përfaqëson vajzat e margjinalizuara, por që jo vetëm mund të jetë një zë i nevojshëm në Kuvendin e Shqipërisë por që edhe nëse nuk do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë patjetër që do të jetë një zë në qeverisjen tonë të mandatit të ardhshëm”, tha Rama, raporton T.Ch.
Rama vlerësoi rolin e gruas në shoqëri e politikë, teksa theksoi se edhe nisma për mbylljen e Tik Tok nuk do të arrihej pa to.