Arkeologët kanë zbuluar një grup strukturash në vendin e famshëm arkeologjik Mayan Chichen Itza në gadishullin Jukatan të Meksikës, që besohet se ka qenë pjesë e një kompleksi banimi të banuar nga elita e qytetit të shenjtë të themeluar në shekulli V pas Krishtit, transmeton InLajmi.
Arkeologu Francisco Perez Ruiz tha se nuk kishte grupe të njohura banimi në Chichen Itza, që do të thotë se kompleksi i banesave do të përfaqësonte “grupin e parë rezidencial ku një sundimtar jetonte me të gjithë familjen e tij”.
Zona, e njohur si Chichen Viejo, pritet të integrohet në të ardhmen e afërt në zonën e vizitorëve të sitit arkeologjik Chichen Itza, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Kompleksi i sapozbuluar përfshin harkun e hyrjes, Shtëpinë e Kërmijve, Shtëpinë e Hënës dhe të ashtuquajturin Pallati i Falluseve, shkruan Reuters.
Studiuesit nga Instituti Kombëtar i Antropologjisë dhe Historisë shpresojnë se kjo zonë dhe ato që nuk janë zbuluar ende mund të japin informacion se si ishte jeta për njerëzit që banonin në qytet. /InLajmi/