Zëdhënësja e LDK-së i ka reaguar ashpër ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiut e cila iu është drejtuar një prokurori të dorëzohet nëq rastin e saj, përcjell InLajmi.
Halimi tha se mendësia e gaz lotsjellësit vazhdon edhe në qeverisje, por në pushtet shndërrohet në kërcënim, ndaj është reflektimi i saj.
Më tej ajo shtoi se kjo qasje e Haxhiut është e rrezikshme dhe shpërfaq mendësinë e gaz lotsjellësit në qeverisje e përkthyer në arrogancë e mos respektim të shtetit.
Postimi i plotë i saj:
Mendësia e gaz lotsjellësit vazhdon edhe në qeverisje, por në pushtet shndërrohet në kërcënim, ndaj është reflektimi i saj.
Gjuha, komunikimi përfaqëson e përcakton atë çfarë jemi dhe mendojmë. Prandaj, nuk pritet që të qeveriset përtej mënyrës se si erdhën në pushtet.
Ministrja e Drejtësisë i drejtohet prokurorit me fjalët “dorëzohu, s’është vonë”, për pos qasje e rrezikshme, shpërfaq mendësinë e gaz lotsjellësit në qeverisje e përkthyer në arrogancë e mos respektim të shtetit.
Lehtësia e padurueshme e pushtetit autoritar e shfaqur nëpërmjet dhunës simbolike. /InLajmi/