Autorja dhe njëherësh gazetarja kosovare, Alketa Gashi ka publikuar librin e saj më të ri i cilin mban titullin “Ato gdhendin dhimbjen”, përcjell InLajmi.
Autorja njoftoi se ky libër përmban rrëfime të cilat për lexuesin sjellin një artefakt të dhimbjes tragjike dhe lotit të pastër e të buruar prej thellësisë rënkuese të nënave që humbën fëmijët e tyre.
Autorja tutje shtoi se ky libër është një provë e së thënies së Milan Kunderës për kombet e vegjla të Evropës.
Përndryshe recensent i këtij libri është Prof.dr. Muhamet Mala, ndërsa redaktor Aleksandër Çipa.
Rikujtojmë se libri i saj i fundit ishte libri me poezi i cili titullohej “Pikë”, e që u prit mjaft mirë nga lexuesit. /InLajmi/