Klubi basketbollistik, Prishtina ka shkruar histori.
Klubi më i suksesshëm basketbollistik në Kosovë, Sigal Prishtina, ka bërë historinë, ata janë kualifikuar në ‘Play-Off-in’ European North Basketball League (ENBL).
Kjo u arrit pas zhvillimit të ndeshjes së fundit nga grupi A, me skuadra elitare polake, lituaneze, ukrainase, izraelite, çeke, estoneze dhe letoneze.
Ky është vetëm edicioni i parë që klubi më i madh kosovar mori pjesë në Ligën ENBL, shkruan lajmi.net.
Klubi nga kryqyteti ka dy fitore dhe katër humbje, dhe renditet në vendin e katërt në tabelë me tetë pikë të grumbulluara, pozitë kjo që i siguroi fazën e ‘Play Off-it’