Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në selinë e OSBE-së në Vjenë është takuar me ambasadorët e vendeve të Kuintit dhe përfaqësuesit më të lartë diplomatikë të këtyre vendeve në Beograd dhe diskutoi me ta për situatën në Kosovë dhe dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, sikur edhe për ështje të tjera rajonale, transmeton InLajmi.
Vuçiq ka përsëritur edhe një herë se Beogradi është plotësisht i përkushtuar për dialogun me Prishtinën dhe ka insistuar në formimin e Unionit të Komunave Serbe, për themelimin e të cilit janë dakorduar me Marrëveshjen e Brukselit, sepse në të kundërtën pjesëmarrja në dialog e humb kuptimin, shkruan TvPink.
Ai dhe ambasadorët Quinta diskutuan edhe për situatën e sigurisë në Evropë, si dhe për integrimin evropian të Serbisë. Presidenti posaçërisht theksoi se Serbia vlerëson bashkëpunimin e mirë me OSBE-në si një nga organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare, si dhe misionin e saj në Serbi. /InLajmi/