Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë të mërkurës qëndroi në Ambasadën e Turqisë, për të nënshkruar Librin e Ngushëllimeve me rastin e tragjedisë së tërmetit që u mori jetën mijëra personave, përcjell InLajmi.
Krasniqi shprehu ngushëllimet të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe uroi shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit.
Më tej ai shtoi se Kosova do të qëndrojë pranë Turqisë dhe popullit mik turk
Postimi i plotë i tij:
Sot, në Ambasadën e Turqisë, për të nënshkruar Librin e Ngushëllimeve me rastin e tragjedisë së tërmetit që u mori jetën mijëra personave.
Ngushëllimet më të thella të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe uroj shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit.
Duke shprehur solidarizimin e plotë me dhembjen dhe vështirësitë që po kalon populli turk në këtë orë të errët, uroj që sa më parë, si popull dhe si shtet të gjejnë forcën dhe të ringriten nga kjo fatkeqësi.
Kosova do të qëndrojë pranë Turqisë dhe popullit mik turk. /InLajmi/