Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka folur në lidhje me fuqinë dhe krijimin e tërmeteve pas atij që ndodhi mëngjesin e sotëm në Turqi, ku u regjistruan mbi 2. 300 viktima.
Mustafa ka thënë se tërmeti i sotëm ka lëvizur gjithë koren e tokës.
“Një termet i kësaj fuqie ka lëvizur tërë koren e tokës, pa marrë parasysh së në çfarë distance gjendet, sepse në një termet me këtë fuqi, rrezja shkon deri në tremijë kilometra që regjistrohen nga sizmometrat”, është shprehur Mustafa.
Sipas Mustafës, pasgoditjet e tërmetit nuk duhet të injorohen sepse ato mund t’i shkatërrojnë ndërtesat që janë lëkundur.
Sizmologu u shpreh se tërmetet nuk mund të parashikohen, shkruan KlanKosova.
“Nuk ka pajisje që mund të parashikohen. Në fillim bëhet monitorimi i ngjarjeve sizmike, pastaj janë disa parametra të tjerë që në ato zona mund të pritet një tërmet me shkallë të lartë tërmetesh”, ka shtuar Mustafa.