Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi priti në takim kryetarin e partisë Alternativa nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashin dhe delegacionin e tij, përcjell InLajmi.
Krasniqi deklaroi se ata diskutuan për gjendjen e përgjithshme politike në Kosovë e Maqedoni të Veriut dhe nevojën e vazhdueshme për thellimin e bashkëpunimit mes 2 partive.
Më tej ai deklaroi se mbetet e përkushtuar për partneritet dhe bashkërendim të politikave të përbashkëta.
Postimi i plotë i tij:
Kënaqësi të mirëpres sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës mikun tim, Kryetarin e partisë Alternativa nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashin dhe delegacionin e tij.
Bashkë diskutuam për gjendjen e përgjithshme politike në Kosovë e Maqedoni të Veriut dhe nevojën e vazhdueshme për thellimin e bashkëpunimit mes 2 partive tona.
Partia Alternativa, për një vit sa është pjesë e koalicionit qeverisës në Maqedoni të Veriut, ka bërë një punë të rëndësishme në fuqizimin e rolit të faktorit shqiptar atje, për çka, kryetarin Gashi dhe bashkëpunëtorët e tij i përgëzova për angazhimin e palodhshëm në këtë aspekt.
PDK mbetet e përkushtuar për partneritet dhe bashkërendim të politikave të përbashkëta me qëllim të mbrojtjes dhe fuqizimit të interesave të shqiptarëve në rajon. /InLajmi/