Ministrja e Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla-Schwarz ka bërë të ditur se ka komunikuar përmes telefonit me homologun e saj turk, Mevlut Çavushoglu, përcjell InLajmi.
Tërmeti vdekjeprurës i cili goditi Turqinë dhe Sirinë la të vdekur mbi 1400 persona, ndërsa ende nuk dihet për fatin e shumë personave që mund të jenë nën gërmadhat e ndërtesave të shembura nga tërmeti.
Kryediplomatja e Kosovës ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura nga tërmeti i tmerrshëm.
Gërvalla-Schwarz tha se i shpresojnë që të zhdukurit të shpëtohen së shpejti, ndër të tjera ajo tha se Kosova është e gatshme t’i dal në ndihmë popullit turk./InLajmi/
https://twitter.com/gervallaschwarz/status/1622562171191443456