Tërmeti i së hënës me magnitudë 7.8 shkatërroi disa pjesë të Sirisë veriperëndimore, transmeton InLajmi.
Numri i të vdekurve në Sirinë veriperëndimore ka tejkaluar 150 dhe pritet të rritet.
Ka më shumë se 350 civilë të plagosur dhe qindra të tjerë janë ngecur nën rrënoja.
Tërmeti rrafshoi gjithashtu ndërtesat në Turqi, ku qeveria raportoi të paktën 912 njerëz të vrarë dhe më shumë se 5.300 të plagosur, shkruan Washington Post.
Në Sirinë veriperëndimore, ndërtesat tashmë kishin pësuar dëmtime të mëdha gjatë një konflikti gati 12-vjeçar, kështu që tërmeti veçse e rëndoi gjendjen në këtë pjesë. /InLajmi/