Policia e Kosovës bëri të ditur se këtë të diele ka arrestuar 2 persona të dyshuar në Drenas, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë të dyshuarit kundërligjshëm mbanin të mbyllur 2 gra ku dhe i sulmuan ato fizikisht.
Më tej nga Policia njoftuan se hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme.
Dhe 2 të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /InLajmi/