Tash e sa vite është zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës, deputetja Dude Balje, shkruan InLajmi.
Detajet sfidat e punës si deputete dhe menaxhimit të jetës profesionale dhe asaj personale deputetja i ndau ekskluzivisht këtë javë për gazetën InLajmi.
InLajmi: Jeni zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës për shume vite, sa është e vështirë kjo?
Duda Balje: Për mua është kënaqësi ta transferoj zërin e qytetarëve në kuvend. Kurse pjesa më e vështirë është kur personi kompetent brenda qeverisë nuk ka interesim me e vendos problemin në tavolinë edhe me bë zgjidhje për qytetar.
InLajmi: A e keni menduar ndonjëherë largimin nga politika nëse po pse?
Duda Balje: Jo, derisa unë mendoj dhe mundem me dhënë kontribut për të mirën e qytetareve, derisa kam energji dhe kreativitetin dua të vazhdoj. Normal çka është me rëndësi kam përkrahje nga votuesit.
InLajmi:Sa është e vështirë ta menaxhoni kohën me familje edhe me punën?
Duda Balje: Është mjaft vështirë. Unë e kam gjetur formulën për organizimin dhe menaxhimin e obligimeve dhe kam ndarë kohën edhe për familjen. Unë respektoj kohën dhe çdo ditë planifikoj në detaje kohën dhe obligimet. Deri tash kam pasur sukses me gjet ekuilibrin mes punës dhe familjes .
InLajmi:Çka do të dëshiroje të ndryshoje në Kosovë?
Duda Balje: Kosova duhet të ndryshojë strategjinë për të rinjtë e të rejat që të kenë më shumë shpresë më shumë arsye më shumë arsye e energji pozitive dhe gjithsesi të punohet në rrugën për stabilitet politik e ekonomik gjithsesi.
InLajmi: A ka pasur ndonjë deputet ose deputete që nuk iu ka pëlqyer me qasjen ndaj jush?
Duda Balje: Jo, por është normal që kam disa deputetë që janë favoritë për mua. Libona Gegaj /InLajmi/