Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu, në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA ka takuar edhe mërgimtarë shqiptarë që jetojnë në Dallas, përcjell InLajmi.
Deliu tha se “është kënaqësi e jashtëzakonshme të dëgjosh për sukseset e shqiptarëve në Amerikë dhe të kesh mundësi t’i falënderosh për përkrahjen e parezervë që i kanë dhënë Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi”.
Tutje, ajo theksoi se kontributi i secilit prej mërgimtarëve është një ndër shtyllat mbi të cilat është ngritur liria dhe pavarësia e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Është kënaqësi e jashtëzakonshme të dëgjosh për sukseset e shqiptarëve në Amerikë dhe të kesh mundësi t’i falënderosh për përkrahjen e parezervë që i kanë dhënë Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Kontributi i secilit prej tyre është një ndër shtyllat mbi të cilat është ngritur liria dhe pavarësia e Kosovës. /InLajmi/