Ishte nisur si mur ndarës 6 vjet më parë, e përfundoi si vazo dekorative.
Në fakt, përgjatë 2 muajve më 2017 pranë urës së Ibrit në Mitrovicë të Veriut, qe ndërtuar një mur si pjesë e shëtitores, që përfundimisht u rrënua 5 shkurtin e atij viti.
Rënia e atij muri, as pas 6 vjetëve nuk e bashkoi Mitrovicën.
Mbi urën e Ibrit vazhdojnë të qëndrojnë pengesat e betonit, sikur edhe karabinierët italianë.
Hapja e urës për kalimin e lirë të veturave do ishte fort e mirëseardhur.
E shqiptarët e Jugut thonë se që nga 2017 situata nuk ndryshoi për të mirë. Një qytetar konsideron se ndarja fizike e qytetit nuk i konvenon askujt.
Pavarësisht kësaj, jugorët fajin për këtë ia lënë politikës, transmeton KlanKosova.
Hapjen e urës brenda pak ditësh e pati paralajmëruar edhe 6 shkurtin e 2017-ës Natalia Apostolova si shefe e Bashkimit Evropian në Kosovë, por ky premtim mbeti vetëm fjalë.