Deputeti boshnjak i Kuvendit të Serbisë, Enis Imamoviq ka treguar për takimin që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku kanë biseduar për përmbajtjen e planit franko-gjerman.Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues të komunitetit shqiptarë e boshnjakë, ku kanë kërkuar nga Kurti reciprocitet të të drejtave me serbët që jetojnë në Republikën e Kosovës, përcjell InLajmi.
Imamoviq tha se kanë tentuar që të kenë një takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për të diskutuar rreth këtij plani, dhe për të drejtat që duhen gëzuar këto komunitete në Serbi, por thotë se ishte e pamundur një takim i tillë
Ai shtoi se si përfaqësues të boshnjakëve, të gjithë qytetarëve të Sanxhakut dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës, është e rëndësishme që të zbatohen parimet e marrëveshjes franko-gjermane dhe në zgjidhjen e problemeve të komuniteteve në Serbi.
Postimi i plotë i tij: