Analisti nga Bosnje dhe Hercegovinë Jasmin Mujanoviq, ka komentuar çështjen e Asociacioninit të Komunave me shumicë serbe, përcjell InLajmi.
Mujanoviq ka thënë se presioni i vazhdueshëm që po i bëhet Kosovës për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe është një luftë për të përcaktuar formën e politikës së rajonit për dekadat e ardhshme.
“Pse ka rëndësi për të gjithë Ballkanin Perëndimor që Kosova t’i rezistojë me sukses fushatës së vazhdueshme të presionit nga Serbia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian që të krijojë një ‘Asociacion të komunave me shumicë serbe’? Sepse është një luftë për të përcaktuar formën e politikës së rajonit për dekadat e ardhshme…”, ka thënë ai.
Mujanoviq më tej thekson se nëse kampi pro Asociacionit të komunave me shumicë serbe fiton kjo do të nënkuptojë “Dejtonizimin” e Kosovës dhe do të nxisë thirrjet për ndarje të mëtejshme në të gjithë rajonin. /InLajmi/
https://twitter.com/JasminMuj/status/1621273458440302592