Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar shfuqizimin e vendimit për shtrenjtimin e tatimit në pronë, raporton InLajmi.
Deputeti Ferat Shala, njoftoi se PDK do të ndërmarrë nismën ligjore për amadamentimin e Ligjit për Tatimin në Pronë.
“Si Grup Parlamentar i PDK-së që nga nesër do të ndërmarrim nismën ligjore për amadamentimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme”, theksoi ai.
Shala gjithashtu tregoi se çfarë do të përmbajë ky amendament që do të propozohet.
“Ky veprim juridik do të duhej të përfshinte: Normën tatimore, me mundësinë për të ulur kufirin e poshtëm të normës tatimore; Zonimin dhe nënzonimin sipas legjislacionit në fuqi; Kriteret dhe metodologjia e vlerësimit të pronave të përcaktohet me ligj. Të gjitha këto duhet të bëhen pasi të miratohet amendamenti i propozuar që i lë në fuqi normën tatimore ose lartësinë e tatimit siç ka qenë para rritjes së fundit”, tha ai. /InLajmi/