Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka takuar punëtorët shëndetësorë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, të cilët i ka falënderuar për kujdesin e vazhdueshëm që po bëjnë për qytetarët në nevojë, përcjell InLajmi.
Abdixhiku thotë se punëtorëve me ligjin e pagave duhet t’u sigurohet një pagë dhe jetë e dinjitetshme.
Tutje, ai thekson se largimi i punonjësve shëndetësorë është bërë problem kryesor në Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
Punëtorët shëndetësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, i falënderova për kujdesin e vazhdueshëm që po e bëjnë për qytetarët në nevojë.
Është koha tu japim pagat e ngritura të cilat ata i meritojnë. Me ligjin e ri të pagave – koeficientin bazë që paradoksalisht s’e di askush – punëtorēve shëndetësor duhet tu sigurohet një jetë e dinjitetshme në Kosovë.
Largimi i tyre nga Kosova është bërë problem kombëtar. Shëndetësia duhet të jetë prioritet! /InLajmi/