Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e nisi fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale për vitin 2024 në New Hampshire dhe Karolinën e Jugut, transmeton InLajmi.
“Së bashku do të arrijmë synimet për ta bërë Amerikën përsëri të madhe,” tha Trump në një ngjarje mbrëmjeje në Kolumbia për të prezantuar ekipin e tij drejtues të Karolinës së Jugut.
Trump dhe aleatët e tij shpresojnë se zhvillimet do të ofrojnë një demonstrim force në mbështetje të ish-presidentit, shkruan Economics.
Gjatë javëve të fundit, mbështetësit e tij kanë kontaktuar zyrtarët politikë dhe ata të zgjedhur për të siguruar mbështetje për Trump. /InLajmi/