Këngëtari mjaft i dashur shqiptar, Korab Shaqiri këtë javë vjen me një rrëfim ndryshe në një intervistë ekskluzive për Gazetën InLajmi, ku shpalos detaje nga jeta e tij personale edhe profesionale.
InLajmi: Sa ka qenë babai juaj, Ilir Shaiqiri, inspirim që edhe ju të merreni me këndimin?
Korab Shaqiri: Ka qenë inspirim i madh sepse babai im është ai i cili e ka vërejtur talentin tim pikësëpari, por pastaj ka qenë edhe dëshira e madhe për të vazhduar me muzikë jo vetëm këndimin, por edhe muzikën profesionale domethënë edhe shkollën e muzikës. Pra në të gjitha këto synime babai ka qenë një shtysë e madhe. Pra dua të them që përveç inspirim babai ka qenë shtysë e madhe për mua, pas tij edhe e gjithë familja.
InLajmi: Kujt i këndoni në këngët tuaja, frymëzoheni nga ndonjë histori reale apo janë krijime imagjinare, a i shkruani vet tekstet?
Korab Shaqiri: Unë i këndoi gjithmonë dashurisë, sepse unë mendoj se dashuria nuk ka fund, nuk humbet asnjëherë, nuk përfundon asnjëherë. Shpeshherë mendoj që fjalë më të shkurtër e me kuptim më të madh se sa “Të dua” nuk ka. Kështu mundohem që edhe në tekstet e shkruara nga unë me fjalë të shkurtëra të them kuptime të mëdha. Nuk e di se sa e arrij këtë që e thash, por disa prej kënëgëve të cilat kanë ngelur në kujtimet e njerëzve tregojnë që tekstet e mia, por edhe tesktet bashkëautorëve dhe autorëve kanë pas sukses ose në fund të fundit iu kanë përshtatur bukur mirë melodive që unë i kam krijuar. Kurse sa i përket jetës reale ka këngë kur jam inspiruar edhe prej jetës reale. Shembull kënga “Tina” është jetë reale domëthënë ka ndodhur në të vërtetë sepse është një ngjarje që i ka ndodhur një djali në Kanada më një vajzë e cila ka jetuar diku në Evropë. Djali ka qenë ai që e ka porositur këngën. Gjithashtu mbi bazën e kësaj kënge ka qenë ideja të xhirohet film i cili fatkeqë֝sisht ka mbetur në gjysmë për shkak të shëndetit të dobët të djalit. Pra, kënga “ Tina”, është e bazuar në histori të vërtetë që 2 njerëz nuk i kanë lanë të bëhen bashkë.
InLajmi: Cilat janë projektet e reja?
Korab Shaqiri: Ka shumë projekte bashkë më shokët, kolegët për të cilat jemi duke diskutuar për disa këngë të cilat veçse janë të krijuara ose disa të cilat janë veçse janë ide për tu krijuar. Ka edhe disa këngë të krijuara të cilat neve po na pelqejnë dhe po na duken të bukura, prandaj po mendojmë që është koha për ti nxjerrë në treg. Pra është fjala për shumë këngë të cilat janë krijuar shumë më herët, para 3 viteve, 5 viteve por edhe të krijuara para 7 viteve. Tash kam vendos që të vazhdoj prapë me intenzitetin e njejtë si para disa viteve edhe pse unë asnjëherë nuk jam ndarë nga muzika. Pra unë kam kompozuar këngë vazhdimisht, kam shkruar vazhdimisht tekste, kam bërë këngë të reja, por si interpretues kam qenë pak dembel.

InLajmi: Si pritet të jetë ky vit në karrierën tuaj?
Korab Shaqiri: Unë e kam nisë këtë vit me shumë vullnet dhe jam nisur me ide të qarta se çfarë dua të bëjë për këtë vit. Gjithashtu kam krijuar një projekt në mendjen time se sa këngë edhe sa clipe duhen të transmetohen para publikut. Uroj të më shkojë e gjitha sipas planit. Mund të ketë diçka më pak ose diçka më shumë por mendoj që diku 7 clipe do realizohen këtë vit. Dua t’ia lë kohës edhe të flasim në të ardhmen edhe për duetet të cila janë pjesë e projektit një vjeçar të cilin tashmë e kam të qartë dhe e di se çka do të bëjë.
InLajmi: Kujt i “përkuleni” për sukseset tuaja?
Korab Shaqiri: Nënës time gjithmonë.
InLajmi: Përveç në karrierë, cili është momenti yt më i lumtur gjatë jetës, na përshkruani me pak fjalë?
Korab Shaqiri: Kam shumë momente të lumtura duke iu falënderuar familjes e gruas time. Momente të lumtura ka pas qysh prej kur kam qenë fëmijë, kam një familje të shëndosh, kam prindërit të cilët më përkrahin shumë, kam 2 vëllëzerit që poashtu me përkrahin shumë, kam nusen time e cila më përkrah vazhdimisht. Kështu që do veçoja 2 momente shumë të lumtura, lindja e 2 djemve Alteut dhe Arbërit. Pra këto kanë qenë 2 momentet shumë të bukura të jetës sime edhe të paharrueshme që i kujtoj me një ndjenjë të papërshkrueshme, prandaj edhe unë besoj që është pjesë e çdo prindi ajo fjala që thonë “si kam mundur të jetoi pa ta deri tash” edhe definitivisht është shumë e vërtetë. E them gjithashtu se unë kujdesem që këta fëmijë t’i përngjajnë kohës, por edhe të jenë të vetëdijshëm çka lënë prapa. Unë tek kënga “Biri im” që është dedikim për 3 vjetorin e lindjes së Alteut, një varg i asaj kënge të cilën e ka shkruar babai thotë “behu që dikush të të ngjajë”, edhe kjo shprehje thotë shumë.
InLajmi: Si ta mori zemrën “vajza nga Maqedonia” kur ka kaq shumë vajza të bukura edhe në Kosovë?
Korab Shaqiri: Me të treguar të drejtën ne njihemi qysh moti diku prej vitit 2005-2006, por edhe më herët si fëmijë sepse prindërit tanë janë njohur mes vete dhe si 2 familje kemi pasur marrdhënie shoqërore. Kështu që ne kemi komunikuar vazhdimisht me Lulëkaçelen, por diku në vitin 2009, Lulekaçela më ka shkruar se ka dëshirë të vije në Prishtinë e të më takojë. Pastaj ajo edhe ka ardhur dhe nga ai moment ka lindur ndjenja e dashurisë. Pastaj në vitin 2015 edhe u kurorëzuam, por ka qenë ajo që ka ardhur edhe më ka marrë.
InLajmi: Sikur të ishte e mundur çka do ndryshoje në jetën tuaj?
Korab Shaqiri: Është shumë pyetje me vend edhe është shumë e bukur. Kisha bërë më shumë këngë veç më shumë këngë. Po e them sepse unë asnjëherë nuk e kthej kokën prapa për një punë që e bëjë. Mundohem t’i bëjë punët ashtu që nesër mos ta kthej kokën e të them pse kam vepruar kështu dje. Kështu mendoj që për secilin artist vula e tij është kënga. Po flas për artist të industrisë sepse artisti çfarë ka përbrenda e sjellë me këngë e për këtë arsyeje mendoj që duhet ta vendosim vulën njëherë e mos ta ulim kokën pse e bëra.
InLajmi: A është e vështirë të jesh vip dhe të ”kontrollohet” jeta juaj nga publiku, si ia dilni me këtë?
Korab Shaqiri: Unë nuk e quaj veten VIP dhe jo që nuk e quaj, por as nuk e ndjej, sepse të vetmen gjë që më ka ndryshuar prej Korba Shaqirit para 13 Majit 2008 është vetëm pse njerëzit e kthejnë kokën nga unë, pra unë asgjë tjetër nuk kam ndryshuar.
InLajmi: I përgjigjeni më shumë komenteve të mira apo atyre negative?
Korab Shaqiri: Fatkeqësisht më shumë i përgjigjem komenteve negative. Nuk e di as vetë se pse iu përgjigjem më shumë komenteve negative. Kam menduar disa herë që t’i përgjigjem më shpesh edhe komenteve pozitive edhe do ta praktikoj në të ardhmen. Por kur flas për komentet negative ato zakonisht janë të pavërteta siç kemi shumë të llojit të tillë në showbizz-in shqiptar edhe prandaj këtyre gjërave që nuk më përkasin krijojnë njëfarë lloj irritimi dhe dëshiron në mënyrë të sinqertë ti tregosh se si është e vërteta. Por janë disa njerëz të prirur për atë punë dhe nuk është në natyrën time të mirremi me ta.
InLajmi: Merri sytë e mi” projekti juaj i fundit, a është i bazuar në ngjarje të vërtetë?
Korab Shaqiri: Projekti im i fundit nuk është i bazuar në ngjarje të vërtetë, gjithçka që krijohet ka diçka të vërtetë brenda. Unë mendoj që krejt gjërat që ndodhin ose krejt gjërat që i kemi këtu afër në rreth, por është artisti ai i cili e kap momentin. Pra kap diçka dhe ideja e tekstit është që në këngën merri sytë e mi, djali ka pasur ndjenja , por pasi që vajza i ka dhënë fund lidhjes, ky i ka thënë asaj merri sytë e mi duke mos dashur të shoh më asgjë e as vajza të tjera. Pra kjo është ideja e teksktit në një analizë shumë të thjeshtë, por kënga krijohet për më gjerë, nuk përmenden gjinitë por le të mbetet për këdo që i përshtatet.Arjanita Osmanaj /InLajmi/