Nga Presidenca e Kosovës u bë e ditur se këtë të enjte Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, përcjell InLajmi.
Në këtë takim në mes Osmanit dhe Jeffrey Hovenier, u diskutia për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Më tej nga presidenca u bë e ditur se bashkëpunimin bilateral dhe rëndësinë e vazhdimësisë së koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin pjesë e diskutimeve në këtë takim.
Ndryshe tash e sa kohë SHBA-të po kërkojnë nga institucionet kosovare fillimin e zbatimit të Asociacionit /InLajmi/