• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 22 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Gjermania “e prerë” me emigrantët: Nëse nuk e respektoni ligjin mos ejani

Arjanita Osmanaj nga Arjanita Osmanaj
26 January 2023
në Bota
0 0
0
Gjermania “e prerë” me emigrantët: Nëse nuk e respektoni ligjin mos ejani
0
SHPERNDARJE
24
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

CDU/CSU do të hartojë një kurs të përbashkët për çështjen e emigracionit në Gjermani. Si duhet të duket ai?

Gjermania është një vend imigrantësh dhe punëtorët e kualifikuar nga vendet e tjera janë të mirëpritur. Me këtë konstatim pajtohen partitë në pushtet SPD, të Gjelbrit dhe FDP. Por me këtë strategji pajtohet edhe grupi i deputetëve të Unionit CDU/CSU, që tani është grupi më i madh opozitar në Bundestag, ndonëse deputetët opozitarë duan të vendosin kufij të qartë në lidhje me migrimin dhe integrimin.

Sot mbahet takimi i parë i deputetëve të këtij Unioni, ku duhet të hartohet edhe një kurs të qartë i partive CDU/CSU për këtë çështje.

Kristiandemokratët dhe kristiansocialët kanë ftuar edhe ekspertë të çështjeve të emigracionit në takimet e tyre.

Andrea Lindholz, nënkryetare e grupit parlamentar të CDU/CSU, tashmë sheh një dakordim të mundshëm në shumë fusha. Në të njëjtën kohë, politikanja e CSU-së bavareze pranon:

“Sigurisht që përmes debateve të kaluara na është dashur të heqim dorë nga disa qëndrime të mëparshme”.

Tani, sipas Andrea Lindholz, bëhet fjalë për unifikimin e qëndrimeve. Edhe kur CDU dhe CSU ishin në pushtet, pikëpamjet brenda këtyre partive ndryshonin diametralisht. Kancelarja Angela Merkel (CDU) hapi kufijtë për refugjatët në vitin 2015, ndërsa ministri i Brendshëm Horst Seehofer (CSU) pak kohë më pas bëri thirrje që të përcaktohet kufiri më i lartë i refugjatëve që mund të vijnë në vend. CDU dhe CSU tani po kërkojnë një kurs të përbashkët për çështjen.

Tone të ashpra apo mirëkuptim?

Kryetari i CDU-së, Friedrich Merz deri më tani ka rënë në sy për tonet e tij më të ashpra në lidhje me politikën ndaj migrantëve. Vjeshtën e kaluar ai akuzoi refugjatët nga Ukraina për “turizëm social”, për të cilin iu desh të kërkonte falje të nesërmen. Pas incidenteve të Vitit të Ri në Berlin, ku të rinjtë kanë sulmuar policinë dhe zjarrëfikësit me mjete piroteknike, Merz foli për “pashatë e vegjël” dhe bëri thirrje për pasoja të rënda për të rinjtë, me origjinë nga bota arabe, të cilët nuk respektojnë ligjin dhe rregulloret gjermane.

“Nëse nuk respektoni ligjet, duhet ta dini se nuk keni asgjë për të kërkuar në këtë vend,”, tha Merz 2 javë më parë në ZDF, një tjetër program televiziv gjerman.

Merz merr shumë mbështetje nga radhët e partisë së tij pikërisht për shkak të qëndrimeve të qarta. Por toni i tij ka shkaktuar kritika, edhe nëse pak e kanë shprehur atë aq troç sa Daniel Günther, kryeministri i Schleswig-Holstein. Ky politikan i CDU-së ka kërkuar që partia e tij të jetë më kozmopolite, ta shikojë më pozitivisht emigracionin dhe të shprehet më me sens.

“Unë jam dakord me të,” ,tha për ZDF sekretari i përgjithshëm i CDU, Mario Czaja.

Ai vuri në dukje domosdoshmërinë e imigrimit të të huajve, përkatësisht punëtorëve të kualifikuar, të cilët duhet të integrohen në tregun e punës.

“Kjo është arsyeja pse ne duhet të “jetojmë një kulturë të përkatësisë, përfshirjes, në të cilën ne krijojmë njësoj integrimin”, theksoi Mario Czaja.

Deputetët me qëndrime të kundërta

Fakti që kristiandemokratët nuk kanë ende një qëndrim të përbashkët u bë i dukshëm edhe në Bundestag dhjetorin e kaluar. Koalicioni qeverisës, i përbërë nga SPD, të Gjelbrit dhe FDP, prezantoi planet e tij për t’u dhënë refugjatëve të mirëintegruar, të cilët në Gjermani jetojnë me “Duldung” për të paktën 5 vjet, të drejtën e qëndrimit të përhershëm dhe integrimin në tregun e punës. CDU/CSU votuan kundër, por 20 deputetë të këtij grupi parlamentar abstenuan sepse i konsideronin planet e koalicionit qeverisës kryesisht të mira. Andrea Lindholz flet për pikëpamje të ndryshme, por që partitë duhet të tolerojnë edhe mendimet e tjera, shkruan DW.

Por Lindholz nënvizon se këto nuk janë ndarje të thella, sepse në parim të gjithë janë dakord se nevojitet imigrim i synuar i punëtorëve të kualifikuar, por jo imigrim i paligjshëm dhe i pakontrolluar. Në javët e ardhshme, CDU dhe CSU duan të përcaktojnë qartë kursin e tyre. Kjo është me rëndësi, sepse sprova e radhës po afron. SPD, të Gjelbrit dhe FDP duan ta bëjnë më të lehtë për migrantët edhe marrjen e shtetësisë dhe dyshtetësinë në pranverë.

Tags: EmigracioniGjermaniaHarta
Postimi i mëparshëm

Olta dhe Efi sqarohen, kush ishte fajtorja sipas tyre

Postimi tjetër

“Shmanget me mjeshtëri” kë do të shtyjë Vuçiq të nënshkruaj marrëveshjen Kosovë-Serbi në vend të tij?

Të ngjajshme Postime

Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen, ambiciet e tij janë si ato të Hitlerit
Bota

Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen, ambiciet e tij janë si ato të Hitlerit

21 June 2025
“Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës: Ne luftojmë terroristët, jo gratë e fëmijët
Bota

“Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës: Ne luftojmë terroristët, jo gratë e fëmijët

19 June 2025
AP: Edhe disa kosovarë në mesin e personave të evakuuar nga Izraeli
Bota

AP: Edhe disa kosovarë në mesin e personave të evakuuar nga Izraeli

19 June 2025
Irani: Ndërhyrja e një pale të tretë do shkaktonte reagim të menjëhershëm
Bota

Irani: Ndërhyrja e një pale të tretë do shkaktonte reagim të menjëhershëm

19 June 2025
BBC: Vendndodhja sekrete bërthamore e Iranit që vetëm një bombë amerikane mund ta godasë
Bota

BBC: Vendndodhja sekrete bërthamore e Iranit që vetëm një bombë amerikane mund ta godasë

19 June 2025
Spanja rrezikon të prishë samitin e NATO-s, duke kundërshtuar kërkesën e Trumpit për rritje të shpenzimeve
Bota

Spanja rrezikon të prishë samitin e NATO-s, duke kundërshtuar kërkesën e Trumpit për rritje të shpenzimeve

19 June 2025
Postimi tjetër
“Shmanget me mjeshtëri” kë do të shtyjë Vuçiq të nënshkruaj marrëveshjen Kosovë-Serbi në vend të tij?

“Shmanget me mjeshtëri” kë do të shtyjë Vuçiq të nënshkruaj marrëveshjen Kosovë-Serbi në vend të tij?

Lajmet e fundit

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

21 June 2025
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

21 June 2025
“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

21 June 2025
Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen, ambiciet e tij janë si ato të Hitlerit

Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen, ambiciet e tij janë si ato të Hitlerit

21 June 2025
Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

21 June 2025
“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

21 June 2025
Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

21 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu