Lojërat në grup janë argëtuese për t’u luajtur sa herë që njerëzit bëhen bashkë.
Një lojë që realizohet nga 3 persona së fundmi është bërë trend në shkolla të shumë vendeve të ndryshme të botës.
Si një shoqëri me përdorim të lartë të internetit, mësohet se loja e tillë ka filluar të përhapet edhe në shkollat e Kosovës.
Mirëpo prindërit janë alarmuar nga ajo pasi që pasojat mund të jenë shumë të rënda përfshirë lëndimet trupore deri edhe te vdekja.
Raportohet se në shkollat e huaja 2 nxënës tashmë kanë humbur jetën si pasojë duke zhvilluar këtë lojë.
Në një video të shpërndarë në grupe të ndryshme të rrjeteve sociale, që nuk i dihet burimi, u është bërë thirrje prindërve që të flasin me fëmijët dhe t’i paralajmërojnë ata për pasojat e rënda deri vdekjeprurëse që mund të sjellë kjo lojë, shkruan Telegrafi.
Kjo video është shpërnda edhe në grupe të shkollave në Prishtinë.