Deputetja e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili, ka njoftuar se në takimin e Komisionit ad-hoc për Veting i pranishëm ka qenë edhe ambasadori i BE-së në Kosovë Tomas Szunyog, përcjell InLajmi.
Kica-Xhelili, ka shprehur shqetësimin lidhur me prerjet që ka bërë Komisioni i Venecias për Vetingun, ndërsa ka kërkuar nga ekspertët e BE-së që të angazhohen për mbështetjen e finalizimit të amandamenteve kushtetuese dhe plotësimin e kornizës ligjore që do ta ndihmonte qëndrueshmërinë e vlerësimit dhe verifikimit në sistemin e drejtësisë.
Tutje, deputetja thekson se e mbështet plotësisht procesin e vetingut.
Postimi i plotë i saj:
Në kuadër të Komisionit ad-hoc për Veting, takuam ambasadorin e BE-së në Kosovë, Z. Tomáš Szunyog.
Nuk munda të mos e shpreh shqetësimin tim lidhur me prerjet që Komisioni i Venecias i ka bërë iniciativës për Veting. Sidoqoftë, shpreha mbështetjen time absolute për këtë proces, dhe kërkova që ekspertët e BE-së të angazhohen që nga kjo fazë, duke filluar nga mbështetja në finalizimin e amandamenteve kushtetuese, njëlloj në plotësimin e kornizës ligjore që do ta ndihmonte qëndrueshmërinë e vlerësimit dhe verifikimit në sistemin e drejtësisë. /InLajmi/