Ambasadori i Francës në Beograd, Pierre Koshar, ka deklaruar se perëndimi dëshiron t’i japë dinamikë të re dialogut Kosovë-Serbi.
Ai nuk ka dashur të zbulojë detaje të planit franko-gjerman, meqë dokumenti është konfidencial.
Sipas Koshar, ky dokoment e ka për qëllim tejkalimin e konfliktit, i cili po zgjatë me vite, shkruan mediumi serb “TV Prva”.
Tutje, ai theksoi se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është qëllimi i këtij dialogu, transmeton Front Online.
“Presidenti Vuçiq tha se ai dokument është konfidencial, nuk mund të flasim për detaje, por ai dokument ka një qëllim. Dhe ai është të tejkalohet konflikti i cili po zgjat me vite. Ne duam t’i japim një dinamikë të re dialogu, normalizimi i marredënieve Kosovë-Serbi është qëllimi dhe ne duam ta përshpejtojmë atë”, tha Koshar.