Fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë marrshuar përgjatë sheshit “Skënderbeu” drejtë qeverisë së Kosovës, raporton InLajmi.

Ata kanë dalur kundër deklaratave të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti për politikanin e ndjerë serb, Olivier Ivanoviq.

Motoja që po i përcjell këta protesutes është: “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë”, ishin shkrimet mbi pankartat e tyre.
Në këtë marshim u dëgjuan edhe thirrje të ndryshme, por një ndër to ishte “Ne nuk harrojmë, ne nuk falim”.
Njëri nga iniciatorët e protestës, Berat Beqiri i ka kërkuar nga kryeministrit Kurti që të kërkojë falje ose të japë dorëheqje./InLajmi/




















