Me sa duket pritjeve po iu vie fundi shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka bërë të ditur ditën kur vlera e koeficientit do të shkoj në Kuvendin e Kosovës për miratim, raporton InLajmi.
Deputetja tha se javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës do bëhet e ditur vlera e koeficientit.
Edhe kësaj radhe ajo zgjodhi që ta mbajë “sekret” koeficientin deri në javën e ardhshme ndërsa tha se me këtë rast do të bëhet një plotësin ndryshim i projektligjit për buxheti që të jetë fiks vlera e koeficientit.
“Koeficienti besoj shumë do ta përcjellë Qeveria në Kuvend. Nëse jo këtë javë, javën tjetër do ta përcjell për ta miratuar në kuadër të Projektligjit për Buxhetin. Me këtë rast do të bëhet një plotësin ndryshim i projektligjit për buxheti që të jetë fiks vlera e koeficientit, një praktikë që do ta thjeshtësojë shumë punën në trajtimin e pagave dhe koeficienteve në vitet në vijim”, tha ajo./InLajmi/