• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 14 November, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Sociale Intervista

Ky është kuptimi i Lulëkuqes që synohet të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë

Libona Gegaj nga Libona Gegaj
26 January 2023
në Intervista
0 0
0
Ky është kuptimi i Lulëkuqes që synohet të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë
0
SHPERNDARJE
91
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë”, Plagë e Hapur, Bardhyl Mahmuti këtë javë vjen në një intervistë ekskluzive për gazetën InLajmi.

Mahmuti flet për idenë, punën, sfidat e deri te finalizimi i lulëkuqes me 4 petale që po kërkohet të jetë simbol i gjenocidit në Kosovë.

Ai tregon qëllimin e iniciativës, çfarë paraqesin 4 petalet dhe forma e prerjes së tyre dhe çfarë mesazhi transmeton lulëkuqja në arenën ndërkombëtare dhe organet e drejtësisë.

InLajmi: Si ju lindi ideja që lulëkuqja me 4 petale të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë?

Bardhyl Mahmuti: Me Rezolutën e 16 maj të vitit 2019 Kuvendi I Kosovës e përkufizoi në mënyrë të qartë se gjatë luftës Serbia ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës. Duke u nisur nga fakti se popujt e ndryshëm që kanë përjetuar krime të kësaj natyre kanë edhe simbolet nëpërmjet të cilit ata përkujtojnë viktimat e tyre, më 16 nëntor 2022 Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” iu drejtuar institucioneve të Kosovës që të përcaktojnë lulëkuqen me katër petale si simbol të përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë. Po përmend për lexuesin se sipas dokumenteve të së Drejtës Penale Ndërkombëtare, vrasjet, dhuna seksuale, spastrimi etnik dhe shkatërrimet e shtëpive, të shkollave, të shtëpive kulturore, të bibliotekave, të institucioneve shëndetësore dhe të objekteve të kultit fetar hyjnë në kategorinë juridike të gjenocidit vetëm nëse këto vepra kriminale janë të drejtuara qëllimisht për të shkatërruar, tërësisht ose pjesërisht, një grup të caktuar kombëtar, etnik, racor apo religjioz, si të tillë. Pikërisht për arsye se plani gjenocidaial i Serbisë synonte shkatërrimin e shqiptarëve si grup i veçantë kombëtar, etnik dhe fetar, i ndryshëm nga serbët, ne përzgjodhëm lulëkuqen, sepse ka ngjyrat kuq e zi, me të cilat identifikohen shqiptarët kudo qofshin në botë. Në dallim nga lulëkuqet-simbol të shteteve të ndryshme demokratike në botë, në vend të kokrrave të zeza të farës së lulëkuqes, në “zemër të lulëkuqes” tonë janë prezantuar në rreth figura burrash, grash, djemsh dhe vajzash, për të kujtuar njerëzit e të gjitha moshave dhe gjinive që ishin viktima të këtij gjenocidi. Pasqyrimi në formë rrethi i figurave që simbolizojnë viktimat e gjenocidit është bërë për arsye se në aspektin figurativ, rrethi simbolizon bashkimin e fuqishëm të njerëzve që kanë ide të njëjta, interesa të njëjta, qëllime të njëjta…Pra qëllimi është të nxjerrim në pah domosdoshmërinë e bashkimit për të ndriçuar në përmasa botërore tragjedinë që ka përjetuar populli shqiptar i Kosovës gjatë luftës së fundit, si parakusht i ngadhënjimit të drejtësisë. Në të kundërtën, plagët tona do të mbeten të hapura dhe vuajtjet do të jenë ciklike, pambarimisht, në këtë rreth tmerri! Jo vetëm nuancat e ngjyrës së kuqe dhe “zemra e lulëkuqes” që dallojnë tërësisht nga të gjitha dizajnët e simboleve tjera, por edhe domethënia e petaleve dhe prerja e tyre në simbolin tonë dallon tërësisht nga çdo formë tjetër e dizajnuar e lulëkuqes. Në dallim nga petalet e lulëkuqeve-simbol të vendeve të tjera, 4 petalet e lulëkuqes në simbolin e dizajnuar nga Adnan Asllani paraqesin 4 forma të akteve gjenocidiale, që Serbia e zbatoi gjatë luftës së fundit në Kosovë:
Vrasje- Për të përfshirë mbi dhjetë mijë civilë shqiptarë të vrarë dhe të gjymtuar, të të gjitha moshave dhe gjinive,
Dhuna seksuale- Për të përfshirë mbi njëzet mijë viktima të dhunës seksuale. Spastrimi etnik- Për të përfshirë rreth një milion viktima të spastrimit etnik. Shkatërrimi i objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar. Për të përfshirë shkatërrimi në vendbanimet shqiptare i 100589 shtëpive, i 358 shkollave, i 30 shtëpive kulturore, i 93 bibliotekave, i 123 institucioneve shëndetësore dhe i 220 objekteve të kultit fetar (215 xhami, teqe, tyrbe dhe 5 kisha katolike). Prerja e petaleve është bërë në atë formë që të transmetojnë mesazhin se kemi të bëjmë me plagë të hapura nga rrjedh gjaku i pafajshëm i viktimave të gjenocidit, dhe janë të vendosura në formë të shkronjës X, për arsye se gjatë luftës në Kosovë, në disa vendbanime ku popullsia ishte e përzier në aspektin e përkatësisë etnike, okupatorët serbë kishin shënjuar shtëpitë e shqiptarëve me një X, me qëllim që të udhëzoheshin forcat e armatosura serbe drejt vendeve ku duhej të kryheshin krimet.

InLajmi: Sa persona kanë punuar deri tek finalizimi i kësaj ideje?

Bardhyl Mahmuti: Adnan Asllani ka arritur të përfshijë në mënyrë më të mirë të mundshme konceptet teorike të gjenocidit në një vepër arti dhe dizajni i këtij simboli është vepër e tij.

InLajmi: Në cilat sfida keni hasur deri tek realizimi i kësaj?
Bardhyl Mahmuti: Të gjithë ata që kanë marrë pjesë në diskutimet lidhur me përmbajtjen dhe dizajnin e këtij simboli e kanë përqafuar pa asnjë rezervë veprën e Adnan Asllanit, sepse jemi bindur se lulëkuqja me domethënien e çdo elementi që sqarova më lartë përfshinë në mënyrën më të mirë të mundshme të gjitha kategoritë e viktimave të krimit të gjenocidit në Kosovë.

InLajmi: A e keni pritur këtë përkrahje masive nga personalitete të ndryshme publike dhe me gjerë?

Bardhyl Mahmuti: Ne jemi të kënaqur që propozimi ynë është kuptuar drejt dhe është mbështetur nga institucione akademike, politike, juridike, kulturore, artistike, sportive dhe të fushave të organizatave të ndryshme të shoqërisë civile. Në rrafshin profesional po përmend përkrahjen e njerëzve më kompetent të fushave të caktuara. Kështu në fushën e artit dhe dizajnit po përmend Universitetin e Prishtinës, kolegjet AAB dhe UBT dhe ai i Universitetit Shtetëror të Tetovës; në rrafshin juridik, Fakulteti Juridik në Prishtinë e ka mbështetur pa asnjë rezervë dhe në rrafshin historik është Departamenti i Historisë dhe Instituti i Historisë.

InLajmi: Përveç përkrahjes ka edhe persona që kanë qenë kundër që “lulëkuqja” të jetë simbol i gjenocidit, si e komentoni këtë?

Bardhyl Mahmuti: Kur t’i shtojmë përkrahjeve të lartpërmendura edhe mbështetjen e partive politike, 14 kuvendeve komunale, akademikëve, profesorëve të shumtë universitar, personaliteteve dhe organizatave të shumta nga SHBA-të e deri në Skandinavi, atëherë me plot të drejtë mund të themi se kërkesa ka hasur në përkrahje mbarëkombëtare. Në një debat të kësaj natyre është plotësisht e natyrshme që të ketë edhe mendime të ndryshme dhe shprehja e këtyre mendimeve a ka mundësuar të sqarojmë të gjitha aspektet përmbajtjesore apo që lidhen me dizajnin e lulëkuqes me 4 petale.Libona Gegaj/InLajmi/

Tags: Bardhyl MehmetiLulëkuqjaSimbol i gjenocidit
Postimi i mëparshëm

Kurti fton anëtarët e kabinetit qeveritar për më shumë angazhim në vitin 2023

Postimi tjetër

Haradinaj: Jasharajt i dhanë emër sakrificës për liri

Të ngjajshme Postime

Artisti kosovar Bujar Mustafa në mes sfidave dhe planeve të karrierës
Intervista

Artisti kosovar Bujar Mustafa në mes sfidave dhe planeve të karrierës

23 July 2023
Nga ideja deri tek mesazhi, Xhezide Selimi flet pas realizimit të 6 mini-biblotekave në vend
Intervista

Nga ideja deri tek mesazhi, Xhezide Selimi flet pas realizimit të 6 mini-biblotekave në vend

17 July 2023
Edi Kastrati në mes dëshirës dhe sfidave të aktrimit
Intervista

Edi Kastrati në mes dëshirës dhe sfidave të aktrimit

26 June 2023
Nga mjekësia në politikë, cilat janë synimet e Donjet Bislimit?
Intervista

Nga mjekësia në politikë, cilat janë synimet e Donjet Bislimit?

11 June 2023
Edi Furra dhe karriera e tij muzikore ndër vite
Intervista

Edi Furra dhe karriera e tij muzikore ndër vite

5 June 2023
Sa i rrezikshëm është rrezatimi dhe si duhet të mbrohemi gjatë ekzaminimit, tregon radiologu Gjikolli
Intervista

Sa i rrezikshëm është rrezatimi dhe si duhet të mbrohemi gjatë ekzaminimit, tregon radiologu Gjikolli

5 June 2023
Postimi tjetër
Haradinaj: Jasharajt i dhanë emër sakrificës për liri

Haradinaj: Jasharajt i dhanë emër sakrificës për liri

Lajmet e fundit

Aksidentohet autobusi në Suedi, disa persona të vdekur dhe të lënduar

Aksidentohet autobusi në Suedi, disa persona të vdekur dhe të lënduar

14 November 2025
Kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për keqpërdorim të detyrës zyrtare!

Kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për keqpërdorim të detyrës zyrtare!

14 November 2025
Nuk ka në mendje dorëheqjen, Hajdari: Aktakuza ka shumë të pavërteta, jam krenare dhe e lumtur për punën që kam bërë

Nuk ka në mendje dorëheqjen, Hajdari: Aktakuza ka shumë të pavërteta, jam krenare dhe e lumtur për punën që kam bërë

14 November 2025
Ekzekutohen pensionet me rritje, Kurti: Rritjen e buxhetit të shtetit po e rishpërndajmë me ata që kanë nevojë

Ekzekutohen pensionet me rritje, Kurti: Rritjen e buxhetit të shtetit po e rishpërndajmë me ata që kanë nevojë

14 November 2025
Aeroporti i Prishtinës regjistron 386 mijë pasagjerë në tetor

Aeroporti i Prishtinës regjistron 386 mijë pasagjerë në tetor

14 November 2025
Zgjedhja e kryetarit të ri të PDK-së, edhe Ramiz Lladrovci përfshihet në debat

Zgjedhja e kryetarit të ri të PDK-së, edhe Ramiz Lladrovci përfshihet në debat

14 November 2025
E jashtëzakonshme: Distria Krasniqi në finale të Grand Prix Zagreb 2025!

E jashtëzakonshme: Distria Krasniqi në finale të Grand Prix Zagreb 2025!

14 November 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu