Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj njoftoi se këtë të diele bashkë me kryeministrin Kurti vizituan vendet e prekura nga vërshimet, përcjell InLajmi.
Ministri i Mbrojtjes njoftoi se mbështetja nga FSK-ja tani është duke vazhduar me shpërndarjen e e pakove me produkte ushqimore dhe higjienike për qytetarët.
Më tej ai i falënderoi pjesëtarët e FSK-së për siç tha ai për punën e shkëlqyer dhe të pa lodhur që nga dita e parë e vërshimeve.
Postimi i plotë i tij:
Bashkë me Kryeministrin, Albin Kurti dhe ministrin, Elbert Krasniqi vizituam zonat e prekura nga vërshimet në komunën e Skenderajt ku u pritëm nga kryetari, Fadil Nura dhe komunën e Mitrovicës kryetari, Bedri Hamza.
Mbështetja nga FSK-ja sot është duke vazhduar me shpërndarjen e pakove me produkte ushqimore dhe higjenike për qytetarët.
Falënderim për ushtarët tanë të tri regjimenteve të udhëhequr nga Toger Ilirjanë Bunjaku të cilët kanë bërë punë të shkëlqyer dhe të pa lodhur që nga dita e parë e vërshimeve. /InLajmi/