Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu- Kodra ka reaguar ndaj vizitës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Komunën e Skënderajt, përcjell InLajmi.
Qyteti i Skënderajt është komuna me prekur pas vërshimeve pasi një ojesë e madhe e qytetit dhe disa fshtra janë përmbytur keq.
Vërshimet ndodhën në javën që po e lëmë pas e Kurtit zgjidhi ta vizitoi Skënderajin tek pas 3 ditësh.
Për këtë Deliu tha se vizita e Kurit do të duhej të realizohej me kohë dhe do të duhej të vinte nga ndjenja e përgjegjësisë dhe jo si reaksion ndaj kritikave për neglizhim dhe injorim të rajonit të Drenicës.
Postimi i plotë i saj:
Kryeministri bëri mirë që më në fund vendosi të vizitojë Skënderajn, komunën më të prekur nga përmbytjet. Megjithatë, kjo vizitë përveç që do të duhej të realizohej me kohë, do të duhej të vije, mbi të gjitha nga ndjenja e përgjegjësisë dhe jo si reagim ndaj presionit të gjerë publik.
Shpresoj që Qeveria do të tejkalojë qasjen e deritanishme të krijuar ndaj rajonit të Drenicës dhe t’u përgjigjet nevojave emergjente të qytetarëve të dëmtuar rëndë nga vërshimet./InLajmi/