Libri “Këmbimi” i Princit Harry është shitur më shumë se 3.2 milionë kopje në mbarë botën pas vetëm një jave botimi dhe ka të ngjarë të renditet si rekord më i ri i shitjes së librave, transmeton InLajmi.
Penguin Random House njoftoi të enjten se libri i princit Harry u shit diku rreth 1.6 milionë kopje vetëm në SHBA.
Botuesi britanik njoftoi javën e kaluar se “Këmbimi” u shit rreth 400.000 kopje në Mbretërinë e Bashkuar në të gjitha formatet vetëm në ditën e parë.
Libri ka dalë në 15 gjuhë të tjera dhe priten botime në 10 gjuhë të tjera, shkruan Global News.
Princi Harry, Duka i Sussex-it, punoi në librin e tij me romancierin amerikan J.R. Moehringer, i cili gjithashtu ndihmoi në shkrimin e “Open” të mirënjohur të Andre Agassi dhe është autor i “The Tender Bar”. /InLajmi/