Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugovës, raporton InLajmi.
Kurti e cilësoi 21 janarin si “ditë të ftohtë” teksa kujtoi 17-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Rugova.
Kryeministri tha se Rugovën e kujtojmë për qëndrimin intelektual, sjelljen paqësore dhe qasjen humanite si dhe për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.
“Bëmë homazhe tek varri i presidenti të parë të parë të Republikës së parë të Kosovës e presidentit të parë të Kosovës së çliruar. 21 janari është një ditë e ftohtë dhe është një ditë në të cilën ne teksa e përkujtojmë presidentin Ibrahim Rugova e kujtojmë atë për qëndrimin intelektual, sjelljen paqësore, qasjen humaniste, ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës”, tha Kurti. /InLajmi/